Le ta parandalojmë dhunën përpara se të fillojë.
Le ta parandalojmë dhunën përpara se të fillojë.
Dhuna ndodh për disa arsye. Megjithatë, shpesh ndodh kur njerëzit e vendosin veten mbi të tjerët. Ne të gjithë mund të ndërmarrin veprime për të ndaluar dhunën. Duke kërkuar ndihmë kur jemi viktima të dhunës. Duke mbështetur të tjerët që ndodhen në të njëjtën situatë, ose duke reflektuar mbi veprimet tona.
Ka shumë shërbime mbështetjeje dhe këshillimi të disponueshme.
Telefononi shërbimin e urgjencës në rast lëndimi ose emergjence shëndetësore.
Telefononi policinë në situata kërcënuese ose nëse jeni viktimë e dhunës.
Telefonatë pa pagesë dhe anonime: Mbështetja për viktimat e dhunës ofron këshillim dhe mbështetje në rastet e dhunës.
Si mund të parandalohet dhuna
Dhuna në familje, dhuna seksuale dhe e bazuar në gjini ka shumë shkaqe dhe merr shumë forma. Ajo është shumë e përhapur në Zvicër dhe në vende të tjera. Çdo person mund të jetë viktimë e dhunës. Megjithatë, gratë përballen me një rrezik më të lartë.
Fushata synon të rrisë ndërgjegjësimin se dhuna mund të zhvillohet në një fazë të hershme, ku njerëzit i nënvlerësojnë, kontrollojnë ose izolojnë të tjerët në mënyrë të përsëritur, dhe ku pushteti përdoret për të dominuar të tjerët. Ajo i inkurajon njerëzit të flasin hapur për dhunën dhe të kërkojnë mbështetje, pavarësisht nëse kanë qenë viktima ose dëshmitar të një akti dhune ose kanë ushtruar dhunë.
Shërbimet e këshillimit dhe mbështetjes
Keni nevojë për mbështetje?
Ne ju sigurojmë mbështetje dhe këshillim të ndryshme në rastet kur keni përjetuar dhunë, keni qenë dëshmitar i një akti dhune, apo jeni të shqetësuar për mënyrën se si silleni. Mbështetja për viktimat e dhunës (numri 142) mund të ofrojë këshillim në gjuhën, në të cilën ju jeni duke e lexuar këtë faqe interneti. Të gjitha qendrat e tjera të specializuara do t'ju informojnë në lidhje me gjuhët në të cilat mund të ofrojnë këshillim dhe mbështetje. Mos hezitoni të bëni pyetje.
- Persona të prekur nga dhuna
- Persona që janë dëshmitarë të dhunës
- Persona që nuk duan të ushtrojnë më dhunë
Mbështetja për viktimat e dhunës në Zvicër
Në të gjitha kantonet ka shërbime këshillimi të njohura për mbështetjen e viktimave. Ata i ofrojnë mbështetje dhe këshillim të gjithë rezidentëve në Zvicër, të cilët kanë qenë viktima të dhunës. Çdo mbështetje dhe këshillim ofrohet pa pagesë dhe mbetet konfidenciale sipas kërkesës.Pavarësisht moshës, gjinisë, orientimit seksual apo besimit fetar. Familjarët dhe të afërmit e viktimave të dhunës mund të paraqiten tek mbështetja për viktimat. Stafi asiston në përpunimin e përvojave dhe planifikimin e hapave të ardhshëm. Edhe ata që nuk janë të sigurt nëse ndihma për viktimat është vendi i duhur, mund të raportojnë. Shërbimi i këshillimit mund t'ju dërgojë oferta të përshtatshme.
Këshillim dhe chat në internet
Për personat, të cilët kanë përjetuar dhunë, por edhe për familjarët dhe të afërmit e tyre, shërbimet gjermane të këshillimit për mbështetje të viktimave si dhe platforma zvicerane ‘‘Violence que faire’’ ofrojnë konsulta konfidenciale, anonime dhe profesionale ose konsultime online.Qendrat sociale për gra dhe burra
Gratë, burrat, fëmijët dhe adoleshentët që dëshirojnë t'i shpëtojnë një situate të dhunshme ose rrezikohen të dhunohen mund të gjejnë mbrojtje, këshillim, mbështetje dhe ndihmë në qendrën sociale për gra, qendrën sociale për burra ose në një qendër tjetër sociale të sigurt.Qendrat sociale për gra dhe burra akomodojnë prindërit e dhunuar së bashku me fëmijët e tyre.
Ndihma urgjente në rast të dhunës seksuale
Çdo person që ka qenë viktimë e dhunës, veçanërisht dhunës seksuale, mund të kërkojë ndihmën urgjente në spital. Pas një sulmi seksual, është e rëndësishme të veproni shpejt.Një ekip i specializuar është i disponueshëm në çdo orë për t'ju dëgjuar, për t'ju ofruar kujdes mjekësor dhe për të mbledhur prova mjeko-ligjore, – të cilat mbeten konfidenciale dhe nuk është e nevojshme që të raportoni sulmin në polici.
Nëse keni përjetuar dhunë, mund të flisni edhe me një profesionist të kujdesit shëndetësor ose të shëndetit mendor lidhur me këtë.
Ngacmimi seksual në ambientin e punës
Për njerëzit që janë ngacmuar seksualisht në punë, si dhe dëshmitarë të ngacmimit seksual në vendin e punës, platforma "Belästigt" dhe organizata zvicerane perëndimore "Non c’est non" ofrojnë informacion, këshilla praktike dhe këshillim online konfidencial dhe anonim në disa gjuhë.Shërbime mbështetjeje për Zvicrën Perëndimore dhe Ticino
Këshillim në rast dhune
Shërbime të specializuara këshillimi dhe mbështetje janë të disponueshme në të gjitha kantonet e Zvicrës për njerëzit që kanë ushtruar dhunë në familje, seksuale ose dhunë me bazë gjinore, ose që janë të shqetësuar se mund të bëhen të dhunshëm.Këto shërbime i ndihmojnë njerëzit të gjejnë mënyra për të dalë nga dhuna dhe për të jetuar një jetë larg dhunës.
Linja e Mbështetjes
Ndonjëherë, të kesh dikë që të dëgjon mund të ndihmojë në thyerjen e heshtjes rreth përvojave të vështira.Vullnetarët e trajnuar të Linjës së Mbështetjes janë të disponueshëm me telefon në çdo orë (kostoja për thirrje: Telefon fiks: 20 centë zviceranë, Telefon celular: 20 deri në 70 centë zviceranë) për njerëzit që përjetojnë kriza ose situata të vështira. Shërbimi është anonim dhe konfidencial. Ata gjithashtu ofrojnë mbështetje përmes chat-it dhe email-it.
Mbledhja e provave të dhunës në familje dhe përndjekja në mënyrë të pavarur dhe të sigurt
Në rastet e dhunës në familje ose përndjekjes, ekspertët rekomandojnë dokumentimin e të gjitha akteve të dhunës sa më shpejt të jetë e mundur.Megjithatë, ruajtja e provave në telefonin ose kompjuterin tuaj mund të shoqërohet me rreziqe, veçanërisht nëse partneri ose partnerja kontrollon pajisjet tuaja. Shërbimi i ruajtjes online të përmbajtjes "Safe withyou" i shoqatës "Tech against Violence" është një vend i sigurt për të ruajtur prova të tilla. Çdo gjë e ruajtur atje mbetet konfidenciale dhe është e koduar.
Dhuna ndaj të moshuarve
Dhuna ndaj të moshuarve përfshin dhunën midis çifteve të moshuar, si dhe abuzimin ose neglizhencën aktive dhe pasive të të moshuarve në marrëdhënie ku normalisht do të pritej besimi.Qendra Kombëtare e Kompetencës “Mosha pa Dhunë” këshillon dhe mbështet personat e prekur, të afërmit dhe personat që kanë dëshmuar dhunë ndaj të moshuarve. Këshillimi është falas, konfidencial dhe anonim sipas kërkesës.
Këshillim dhe ndihmë për fëmijë dhe adoleshentë
Fëmijët dhe adoleshentët që kanë përjetuar dhunë, kanë dëshmuar situata dhune ose janë prekur nga dhuna në familje mes prindërve të tyre, mund të kontaktojnë numrin 147 gjatë gjithë kohës.Ekipi profesional i këshillimit të Pro Juventute mund të kontaktohet gjithashtu përmes WhatsApp dhe emailit. Këshillimet janë falas, konfidenciale dhe nuk shfaqen në faturën telefonike. Përveç kësaj, fëmijët dhe adoleshentët mund të shkëmbejnë përvoja me bashkëmoshatarët në Chat.
Dhuna seksuale ndaj të miturve në internet
Personat, të cilët përjetojnë dhunë seksuale ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve në internet (p.sh. fotografi ose video me përmbajtje të abuzimit seksual ndaj fëmijëve), mund t'i drejtohen zyrës së raportimit ‘‘Clickandstop’’ të mbrojtjes së fëmijëve Zvicër.Qendra e specializuar u ofron fëmijëve dhe të rinjve, prindërve dhe kujdestarëve, mësuesve dhe të gjithë të tjerëve informacione dhe këshillim profesional, falas dhe anonim përmes telefonit, chat-it dhe emailit.
Dhuna ndaj fëmijëve
Për mbrojtjen e fëmijëve Zvicra ka linja të ndryshme ndihme dhe linja telefonike urgjente për prindërit, specialistët dhe të gjithë njerëzit, të cilët dyshojnë për dhunë ndaj fëmijëve, vepra penale kibernetike me natyrë seksuale ose rrezikim të mirëqenies së fëmijës.Specialistët ofrojnë informacion përmes telefonit, e-mail-it ose chat-it, ofrojnë mbështetje fillestare profesionale ose emocionale dhe i referojnë personat e prekur tek organet përkatëse.
Insieme
Zyra e brendshme e kontaktit dhe raportimit mbështet shoqatat rajonale të insieme dhe përdoruesit e shërbimeve të Insieme në rastet e shfrytëzimit seksual, abuzimit dhe shkeljeve të tjera të kufijve personalë.Ajo është në dispozicion në rast pasigurie, shqetësimesh ose dyshimesh për shkelje të kufijve personalë, si dhe në rastet e përvojave me dhunë në shërbimet e Insieme, dhe ofron hapësirë për bisedë.
Linja e ndihmës për personat LGBTIQ
Linja e ndihmës për personat LGBTIQ regjistron raportet e diskriminimit dhe dhunës kundër personave LGBTIQ dhe ofron këshillime nga persona të trajnuar vullnetarë për personat e prekur.Linja e ndihmës është falas, konfidenciale dhe anonime dhe është e hapur për të gjitha çështjet që lidhen me jetën si person LGBTIQ. Në dispozicion me e-mail dhe formularin e kontaktit, si dhe nëpërmjet telefonit dhe chat-it në orare të caktuara.
Qendra e specializuar për martesat e detyruara
Qendra kompetente mbarërajonale kundër martesave të detyruara ofron këshillim dhe trajnim falas për personat e prekur dhe specialistët lidhur me martesat e detyruara, ndalimin e lidhjeve dashurore, detyrimin për martesë, martesën e detyruar dhe fejesën e detyruar.Këshillimet janë rreptësisht konfidenciale dhe zhvillohen, sipas dëshirës, me telefon, online ose personalisht në një vend të përshtatshëm.
Infibulimi dhe gjymtimi gjenital femëror
Rrjeti Zviceran kundër infibulimit përfshin një qendër kombëtare të specializuar dhe pika të ndryshme rajonale të kontaktit.Ato këshillojnë dhe mbështesin personat në rrezik, personat e prekur, të afërmit dhe specialistët për çështje shëndetësore, ligjore dhe të tjera që lidhen me gjymtimin gjenital femëror (FGM/C).
Trafikimi i qenieve njerëzore dhe shfrytëzimi
Shfrytëzimi seksual, prostitucioni i detyruar, shfrytëzimi i fuqisë punëtore, shfrytëzimi në lypjen e organizuar, heqja e detyruar e organeve.Personat e prekur, si dhe personat e tjerë që dyshojnë se një person tjetër detyrohet të bëjë diçka kundër vullnetit të tij/saj, përmes kërcënimit me dhunë, mashtrimit, vjedhjes së besimit ose abuzimit, mund të kontaktojnë në mënyrë anonime zyrën e raportimit kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe shfrytëzimit. Pas një raportimi, rastet (kur është e mundur) u përcillen autoriteteve përkatëse dhe personat e prekur lidhen me shërbime të përshtatshme mbështetje.
Qendra e specializuar FIZ për trafikimin e grave dhe migrimin e grave
FIZ Mbrojtja e viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore mbështet personat e prekur nga trafikimi i qenieve njerëzore në Zvicrën gjermanishtfolëse.Swiss Sport Integrity
Personat që përjetojnë ose janë dëshmitarë të dhunës psikologjike, fizike ose seksuale në klube dhe federata sportive, mund të kontaktojnë qendrën kombëtare të raportimit “Swiss Sport Integrity” (në mënyrë anonime, sipas dëshirës).Swiss Sport Integrity ofron këshillim fillestar dhe, sipas nevojës, i referon personat drejt institucioneve të tjera për këshillim të mëtejshëm. Gjithashtu në rast paqartësie dhe pyetjesh mund të telefononi linjën telefonike (nga e hëna në të premte, gjatë orarit zyrtar).
Personat me interesa seksuale ndaj fëmijëve ose adoleshentëve (beforemore)
Për parandalimin e abuzimit seksual ndaj fëmijëve, qendra e specializuar “Beforemore” ofron këshillim konfidencial, falas dhe anonim.Për personat që shqetësohen për mendimet ose sjelljet e tyre në lidhje me të miturit dhe që nuk duan të (vazhdojnë të) shkelin kufijtë, si dhe për të afërmit dhe profesionistët. Këshillim përmes telefonit (në orare të kufizuara), chat-it dhe e-mail, si dhe lidhje me shërbime të specializuara këshillimi dhe terapie.
Personat me interesa seksuale ndaj fëmijëve ose adoleshentëve (DIS NO)
Për parandalimin e abuzimit seksual ndaj fëmijëve, organizata partnere në Zvicrën Perëndimore "DIS NO" ofron këshillim konfidencial, falas dhe anonim.Për personat që shqetësohen për mendimet ose sjelljet e tyre në lidhje me të miturit dhe që nuk duan të (vazhdojnë të) shkelin kufijtë, si dhe për të afërmit dhe profesionistët. Këshillim përmes telefonit (në orare të kufizuara), chat-it dhe e-mail, si dhe lidhje me shërbime të specializuara këshillimi dhe terapie.
Linja telefonike e urgjencës për prindërit
Në raste krizash, mbingarkese dhe dhune në familje, prindërit, persona të tjerë të afërt dhe profesionistët mund t’i drejtohen Linjës telefonike e urgjencës për prindërit në çdo kohë.Këshillimi profesional i ofruar nga Linja telefonike e urgjencës për prindërit është konfidencial, falas dhe, sipas dëshirës, anonim. Përveç këshillimit telefonik 24 orësh, është gjithashtu e mundur një konsultim me e-mail ose chat.
Fletë informative për dhunën në familje
Byroja Federale për Barazinë Gjinore (BFGJ) ofron informacione të bazuara dhe të përmbledhura mbi dhunën në familje për publikun e interesuar, profesionistët e medias dhe specialistët.Këto 17 fletë informative ofrojnë një përmbledhje të përkufizimeve, formave dhe përmasave të dhunës në familje, si dhe kuadrit ligjor në Zvicër.
Organizata “Kryqi i Kaltër”
Dhuna fizike, psikologjike dhe seksuale në familje kryhet shpesh nën ndikimin e alkoolit. Kryqi i Kaltër mbështet personat e prekur, si dhe të afërmit dhe personat e tyre të afërt në Zvicër, falas dhe në mënyrë konfidenciale.